Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal e cila u shfajësua për anulimin në Prishtinë të festivalit “Sunny Hill” duke ia lënë fajin komunës.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo e ka pyetur ministrinë se cilat ishin planet për tokën që planifikohej t’i ndahej “Sunny Hill-it”, e cila sipas saj është “djerrinë e me therra”.
















