Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se kjo parti ka fituar më së shumti komuna pa balotazh. Në një konferencë për media menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, ajo tha se PDK është “fituese e këtyre zgjedhjeve”.
“Kam kënaqësinë të ju konfirmoj se Partia Demokratike e Kosovës është fituese e këtyre zgjedhjeve. PDK ka fituar më së shumti komuna pa balotazh dhe është në më shumti komuna në balotazh. Po ashtu PDK ka marrë numrin më të madh të votave partiake duke u konfirmuar si forca politike më së shumti asamblesitë nëpër kuvendet komunale”, tha Çitaku.

















