Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se VV po kërkon nga opozita pjesëmarrjen vetëm për të legjitimuar tendencat siç shkruan ajo, totalitare të Albin Kurtit.
Për këtë ajo shkruan se Kuvendi nuk është arenë gare.
“Tashmë është e qartë se nga opozita po kërkohet pjesëmarrje vetëm për të legjitimuar tendencat totalitare të A.K. Kuvendi nuk është arenë gare. Kuvendi është vendi ku duhet të ketë marrëveshje dhe konsensus, ku ndërtohet balanca demokratike e shtetit. Fatkeqësisht, për A.K. këto nocione duket se janë të panjohura. Kur pushteti kërkohet pa kufij dhe pa dialog, demokracia kthehet në krizë. Kosova nuk e meriton”, shkruan ajo.

















