Nënkryetarja e PDK-së, parti kjo opozitare, Vlora Çitaku të premten mbrëma foli për deklarimet që vijnë nga Beogradi zyrtar lidhur me njohjet ndaj pavarësisë së Kosovës, që kinse ky vend ka siguruar nga vende të tjera.
Çitaku deklaroi se ajo që prodhoi shumë zhurmë, është konferenca e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se janë tërhequr 9 njohje ndaj pavarësisë së Kosovës. Sipas saj, kjo është bërë për të prodhuar konfuzion.
“Ata janë në gjendje të thonë shumë gjëra, por kjo nuk më shqetëson”,tha Çitaku . “Ajo që më shqetëson mua është kur nuk ka reagim adekuat nga diplomacia e Kosovës”, tha ajo për RTK.
Sipas nënkryetares së PDK-së e cila ishte ambasadore e Kosovës në SHBA e më parë edhe ministre e Integrimeve Evropiane, në një situatë të tillë, Qeveria e Kosovës duhet të dalë dhe të tregojë nëse këto çnjohje janë apo nuk janë të vërteta.