Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar videon e djeshme të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, ku përmende oponentët e saj politik.
Çitaku tha se qeverisja 2-vjeçare e VV-së është reduktuar në një produksion të dobët, dhe sipas saj, kjo e shpërfaq karakterin e vërtetë të Vetëvendosjes.
“Një parti në qeveri do të duhej të prodhonte materiale për të shpalosur sukseset e tyre e fatkeqësisht sikur një video e tillë do të prodhohej, do të zgjaste shumë pak sekonda, po aq sekonda sa zgjat edhe ecja në rrugë në atë urën pak metërshe të cilën Kurti e inauguroi në Istog”, është shprehur Çitaku, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se sot Kosova s’ka njohje të reja, s’ka sovranitet në veri e siç tha, lista e dështimeve të qeverisë është shumë e gjatë.
“Fatkeqësisht kemi të bëjmë me një qeveri që në mënyrë totale ka abstenuar nga qeverisja dhe instrumentin e vetëm e ka goditjen e oponentëve politikë”, tha Çitaku,