Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vloa Çitaku, tha në Edicionin Special në Klan Kosova se nëse marrëveshje franko-gjermane ofron njohjen reciproke atëherë vendimi për targat do të shtyhet.
Çitaku deklaroi kështu duke folur për gjendjen në veri të vendit.
“Ne duhet të jemi të qartë, nëse projekti franko-gjerman apo ai euroatlantik ofron njohjen reciproke, atëherë është e pakuptimtë që ne të ngulim këmbë për targat. Më të vlefshme për targat është njohja reciproke. Pra, nëse ne kemi në dorë një marrëveshje me njohje reciproke ne duhet ta shtyjmë vendimin për targat”, tha ajo.
Ajo shtoi se ka kundërshti në mes të deklarimeve të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, dhe shefit të Qeverisë, Albin Kurti.
“Këtu ka shumë huti. Kishin një kualifikim nga zëvendëskryeministri Bislimi i cili projektin franko-gjerman e quante pro serb, ndërsa kryeministri Kurti projektin franko-gjerman e quante të pranueshëm për Kosovën”, shtoi Çitaku.
E dyta e PDK-së e konfirmoi pjesëmarrjën e kreut të kësaj partie, Memli Krasniqi në takimin e nesërm të ftuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.