Çitaku ndjehet e nderuar te Obama

E publikuar: 18/09/2015 01:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vlora Çitaku, tashmë edhe zyrtarisht është ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Facebook një foto të takimit të sotëm me presidentin amerikan, Barack Obama, kur edhe dorëzoi letrat kredenciale në Shtëpinë e Bardhë, njofton Klan Kosova.

Çitaku e ka shoqëror fotografinë duke përshkruar përjetimin që kishte në takimin e saj me Obamën.

“E nderuar”, ka shkruar lartë fotos, diplomatja kosovare.

Sot gjatë ditës burime të emisionit Info Magazine, në Klan Kosova, kanë raportuar se Çitaku do të pritej në audiencë private nga presidenti Obama, për t’i dorëzuar letrat kredenciale.

Ajo deri më sot shërbente si konsulle në New York, derisa në të kaluarën ka qenë edhe Ministre për Integrime Europiane dhe zëvendësministre e Jashtme e Kosovës.

Çitaku bëhet ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA, pas Avni Spahiut dhe Akan Ismajlit.