Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas mos shqyrtimit të aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës, duke e quajtur të mjerueshme gjendjen e diplomacisë kosovare.
Çitaku në një postim në Facebook tha se me këtë rast është konfirmuar që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE, është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët tanë.
“Këso lloj aventurash janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme. As nuk dinë, as nuk munden, as nuk pyesin” ka shkruaj ajo.