Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që të mos bëhet panikë, sepse nuk do të ketë luftë në Kosovë.
Ajo ka shkruar se NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës dhe se sipas saj Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO-n.
“Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë. Ndërkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada. Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, ka shkruar tutje Çitaku.