Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Qeveria është duke i mbajtur në terr informativ qytetarët e Kosovës.
”Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po I marrim nga mediat”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
”Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së”, ka deklaruar ajo.
Po ashtu e ka pyetur Kurtin ”a po kalon Serbia?“.
Gjatë ditës së sotme Kosovën e ka vizituar emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak
Serbët në veri nuk kanë lejuar sot që zyrtarët komunal të zgjedhjeve të kryejnë detyrën e tyre lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 18 dhjetor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Express ka treguar se zyrtarët komunal të zgjedhjeve nën përcjellje të Policisë së Kosovës kanë shkuar në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok por s’kanë arritur të ushtrojnë detyrën e tyre zyrtare.