Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në kuadër të dialogut, më konkretisht pranimin e propozimit evropian nga pala kosovare.
Çitaku ka thënë se shpreson që këtë javë të marrë fund “vallja e rrezikshme e popullizmit”, të cilës sipas saj i ka prirë kryeministri Albin Kurti.
Po ashtu ajo ka kërkuar transparencë për propozimin evropian.
“Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh.”
Reagimi i plotë:
Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar.
Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë.
Tani Albin,
Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh.


















