Çitaku: Kosova po mbahet peng i kryeneçësisë së Albin Kurtit

E publikuar: 23/05/2025 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, pas dështimit të 20-të për t’u konstituuar Kuvendi, tha se Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit.

“103 ditë pa i adresuar hallet e problemet e Kosovës. PDK vazhdon të jetë konstruktive. Ne jemi të gatshëm në çdo moment të hapim rrugë. Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Edhe njëherë bëjmë ftesë për reflektim që të ecim tutje”, tha Çitaku.