
Vlora Çitaku, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për normalitet dhe një kryeministër që nuk tallet me mbështetësit e vet, shkruan InfoSot.
Çitaku e cila në postimin e saj ka publikuar një foto të kandidatit të kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se vendi ka nevojë për këtë të fundit, i cili do të ishte një kryeministër që bashkon e jo që polarizon.
Kosova ka nevojë për normalitet.
Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk tallet me mbështetësit e vet.
Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk fyen dhe përbuz oponentët.
Kosova ka nevojë për një kryeministër që bashkon, jo që polarizon.
Kosova ka nevojë për Bedri Hamzën