Çitaku i reagon Kurtit: Kosova është pjesë e Byrosë Ndërkombëtare që nga viti 2015

E publikuar: 30/04/2022 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ashpër kryeministrit, Albin Kurti, pasi ky i fundit në mbledhjen e qeverisë ka thënë se do ta shqyrtojë nismën për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventën e Parisit.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka treguar shefit të ekzekutivit se Kosova veç se është anëtare e kësaj Byroje që nga vitit 2015.

“Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015. Kosova po ashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO. Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…”, ka shkruar ajo.