Çitaku godet keq Kurtin: Kosova e vitit 2025, vendi ku jetesa po bëhet luks

E publikuar: 28/03/2025 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka cilësuar qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, si kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti.

Ajo ka shkruar edhe se e njëjta po tallet me qytetarët, shkruan InfoSot.

Çitaku ka thënë se çmimet e produkteve bazë po rriten çdo ditë, e po arrijnë majat.

“Kosova, viti 2025 – vendi ku jetesa po bëhet luks! Rritje pas rritjeje! Çmimet e produkteve më elementare – vezë, bukë, perime, ujë – po arrijnë majat. Energjia elektrike? Është bërë barrë e papërballueshme. Në çdo shtëpi ndjehet frika e faturës së ardhshme. Dhe në këtë realitet të zymtë, kush është në krye? Një kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti. Jo vetëm e paaftë për të adresuar hallet e përditshme të qytetarëve, por edhe arrogante, shurdhe. “Let them eat cake,” po thotë qeveria – me përbuzje, sikur po jetojmë në ndonjë pallat, jo në varfëri. Kjo nuk është më qeverisje – kjo është tallje me qytetarin. Dhe durimi ka kufi. Ndryshimi nuk vjen duke heshtur.”, ka shkruar ajo.