Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku bashkë me deputetë të tjerë kanë vizituar krerët e UÇK në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur Çitaku përmes një postimi në Facebook e cila ka thënë se ata i takuam me disponim siç kanë qenë edhe më herët e me besim për drejtësi.
“Sot bashkë me Bekimin, Artanin e Arlindën e vizituam Presidentin Thaçi. Shkurt takuam edhe Kadriun dhe Rexhën. Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plotë besim në drejtësi.Beteja të cilën baca Jakup, Thaci, Veseli e Selimi e kanë para vetës është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb.Por nuk ka dilemë se maskat do të bien, dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë.Vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme.Procesi gjygjësor pritet të fillojë së shpejti. Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhnjejë përpallë shpifjeve dhe inskenimeve”, ka shkruar ajo.