Nënkryetarja e parë partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të Josef Borell, i cili tha se Hashim Thaçi ishte arrestuar sa ishte në pozitën e presidentit të vendit.
Citaku e ka quajtur gënjeshtar përfaqësuesin e lartë të BE, e sipas së cilës po vërtetohet politizimi gjyqësor kundër ish krerëve të UCK.
Reagimi i plotë:
Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!
Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës.
Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit.