Telefonët e ardhshëm të Samsung, përfshirë Galaxy Fold, do të kenë shpejtësi leximi të barabartë me laptopët super të shpejtë.
Gjigandi Korean ka nisur prodhimin e çipit të parë 512GB për smartfonit me specifikimin Universal Flash Storage 3.0 (eUFS).
eUFS debutoi për herë të parë në 2017-ën por ai kishte shpejtësi leximi dhe shkrimi prej 860MB dhe 255MB respektivisht. Memoria e re e dyfishon duke dërguar shpejtësinë e leximit në 2,100MB dhe shkrimit me 410MB për sekond.
Edhe çipet UFS 2.1 të lançuara në Janar nga Samsung kanë vetëm gjysmën e shpejtësisë së modelit 3.0.
Sipas kompanisë çipet e reja janë deri në 20 herë më të shpejta sesa kartat tipike microSD e madje katër më të shpejta sesa disqet solide SSD.
Teorikisht një përdorues do të mund të transferonte një film të plotë HD nga kompjuteri në telefonin e ri me çipin eUFS 3.0 në vetëm 3 sekonda. Samsung thotë se çipet e reja do ti vinë në ndihmë smartfonëve të ardhshëm me ekrane të rezolucionin të lartë.
Çipi 512GB eUFS debuton këtë muaj krahas versioni 128GB. Gjigandi Korean i elektronikës Samsung do të prodhojë një model 1TB dhe 256GB në gjysmën e parë të këtij viti gjithashtu. /PCWorld Albanian