Cima Group Sh.A pronar i ri i KF Ballkani

E publikuar: 28/11/2017 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi i futbollit “Ballkani” nga Suhareka që nga dita e martë do të funksionojë si shoqëri aksionare, shkruan Infosot.com.

KF Ballkani” me vendim të Kuvendit të klubit, nga “OJQ” është shndërruar në Shoqëri Aksionare të Kompanis Cima Group Sh.A, do të jetë pronari i vetëm i klubi.

“Nga sot Cima Group Sh.A është pronari i vetëm i klubit të futbollit nga Suhareka “Ballkani”. Një sfidë e re në Klubin me traditë 70 vjeqare, një rrugëtim tjetër për një qytet më të lumtur”, ka shkruar në profilin e tij Arsim Kabashi, pronari i kompanis Cima Group Sh.A .

Postimi i Plotë:

Të dashur qytetarë të Suharekës dhe tërë Kosovës! Të dashur simpatizantë të Futbollit! Po ju shkruaj nga një kënd tjetër në këtë ditë të madhe të festës së Flamurit.

Image may contain: 2 people, people sitting, living room and indoor

Nga sot Cima Group Sh.A është pronari i vetëm i klubit të futbollit nga Suhareka “KF Ballkani”. Një sfidë e re në Klubin me traditë 70 vjeqare, një rrugëtim tjetër për një qytet më të lumtur.

I falënderoj përzemërsisht anëtarët e Kryesisë së Klubit si dhe lojëtarët, me të cilët do të marrim një rrugëtim të ri, nga sfida në sfidë, nga fitorja në fitore drejti triumfit final.

Krenar me Suharekën! Krenar me Ballkanin!

Së bashku në maje të elitës së futbollit!

Na priftë e mbara!

Image may contain: 20 people, people smiling, people standing and indoor