Këngëtarja e njohur shqiptare Çiljeta Xhilaga feston sot ditëlindjen dhe po në të njëjtën ditë me të dhe djali i saj Fernando ka ditën e lindjes.
Me anë të një urimi special nëna e këngëtare ka zbuluar këtë detaj.
‘Të shkruaj për ty zemra mamit duhet një libër i tërë. Si sot e 33 vjet më parë erdhe në jetën tonë dhe na dhe shume lumturi. Mbas dy cunave të xhajës tënd erdhe ti vajzë dhe gëzoj gjithë familja duke të vënë dhe emrin Çiljeta .Ti je drita e syve të mi . Por ti na dhe një gëzim akoma më të madh. Na solle në jetë një princ të vogel Fernandon që zoti e bekoi duke pasur një ditëlindje me ty biri im dhe na lumturoj jetën tonë… Mami babi dhe mami Liria ju urojnë nga shpirti të rroni me qindra vite dhe veç të mira paçi në jetë. Zoti ju bekoftë”- ka shkruar nëna e Çiljetës. /Gazeta Express/


















