Cili është komenti i Thaçit se pse Veseli e Haradinaj e kanë takuar Radojçiqin (Video)

E publikuar: 19/04/2018 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka folur për takimet e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli me Millan Radojçiqin, i cilësuar si shef i nëntokës në Mitrovicën e Veriut dhe kontrollues i Listës Serbe.

Thaçi ka deklaruar në “Pressing” se “kushdo që takohet” me të, “le të përgjigjet dhe të sqarojë opinionin”.

Presidenti ka thënë se ai i njeh vetëm autoritetet legjitime të serbëve.

“Nuk e di as kush është, as s’më intereson”, ka thënë ai, duke folur për Radojçiqin.

“Kurrë nuk kam takuar dhe nuk do të takoj përfaqësues jo kompetent dhe pa ligjitetmitet”, është shprehur ai.

“Të gjithë duhet të koncentrohen te autoritetet legjitime”, ka porositur Thaçi. /Express/