Çili, Babastarsave: Gangster duhet të jesh me duar, jo me armë

E publikuar: 17/09/2016 08:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ftuar pas dy vitesh në emisionin “Zonë e lirë”, këngëtarja Çiljeta Xhilaga është pyetur, ndër të tjera, për konfliktin në të cilin kolegu i saj, reperi Noizy, u përfshi të martën e kësaj jave në Prishtinë së bashku me anëtarët e Baba Stars.

Teksa e konsideroi “vëlla”, ajo theksoi se të tilla konflikte duhet të shmangen pasi nuk është mirë të ndodhin.

“Noizy fatmirësisht është mirë. Të tilla ngjarje nuk është mirë të ndodhin. Janë të gjithë bij nënash dhe jeta është shumë e gjatë dhe e bukur. Gangsterllëku nuk tregohet me armë, por me duar”, – është shprehur këngëtarja.

Moderatori Arian Çani bëri të ditur gjithashtu se u mendua që Noizy të ishte sërish i pranishëm këtë të premte, por për shkak të impenjimeve muzikore ishte e pamundur.