Gjëja e parë që prindërit duhet të mësojnë fëmijët është se pastërtia është gjysma e shëndetit.
Ky mësim në disa vende ka pasur sukses më shumë e në disa tjera më pak.
Duke filluar nga Serbia llogaritet që 83 për qind e popullatës i lajnë duart pas daljes nga tualeti. Edhe Kosova është futur në këtë përqindje pasi që për serbet është ende pjesë e Serbisë, dhe nuk e kanë parë të arsyeshme ta ndajë si shtet i pavarur në këtë hulumtim.
Nga vendet tjera të rajonit, boshnjakët dhe rumunët janë më të kujdesshëm në këtë aspekt, ndërkaq me pak nga ata që i lajnë duart janë bullgarët dhe maqedonasit .
Ndërkaq në Evropë nga ata që nuk i lajnë duart pas daljes nga tualeti prijnë spanjollët, francezët, britanikët dhe gjermanët.
Në vendin më të keq në Evropë, e kanë italianët me vetëm 57 për qind të popullatës që lajnë duart pas shkuarjes në tualet.