Kosova dhe krimet e luftës
Ku e kaluemja nuk asht aq e kalueme
Afrohet gjykata speciale që ka me gjykue kosovarët për krime lufte
The Economist
Rreth 16 vjet mbasi fushata ajrore e NATO’s i dha fund sundimit serb në Kosovë, ligji mundet me mbërthye politikanët e naltë kosovarë që kinse kanë krye krime n’atë kohë. Mbas shtymjes së gjatë e viteve me frikësim dëshmitarësh, nji gjykatë speciale mundet me u formue shpejt për me gjykue nja 10 burra, përfshi disa që thuhet se janë krenat e krimit të organizuem në Kosovë.
Në Dhetor 2010, Dick Marty, nji prokuror zviceran, raportoi në Këshillin e Europës pretendimet e tij se ish-komandantët e kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishin kriminelë që urdhnuen vrasje dhe mbikqyrën tortura. Raporti i tij fokusohej në “Grupin e Drenicës”, të primë nga Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës e tash ministër i Jashtëm. Ma sensacionalja e raportit ishte pretendimi se disa viktima ishin vra për organet e tyne. Z.Thaçi i mohoi pretendimet, Shumë kosovarë mendojnë se Z.Marty asht furnizue me histori të trillueme nga shërbimet serbe.
Në ndjekje të raportit të Marty’, nji degë e EULEX, Misioni i ligjit dhe drejtësisë së Bashkimit Europian në Kosovë, u ngrit në Bruksel. Gjetjet e tyne ishin “kryesisht në përputhje” me raportin e Marty’t dhe ata konkluduen se kishte prova të mjaftueshme për me akuzue “disa zyrtarë të naltë” të ish-UÇK’s. Mirëpo s’kishte gjykatë. Tribunali i KB në Hagë për Krimet e Luftës në Jugosllavi nuk kishte jurudiksion, sepse shumica e krimeve kryeheshin jashtë ish-Jugosllavisë (në Shqipni), ose mbas përfundimit të luftës. E kështu u banë planet për nji gjykatë speciale kosovare, edhe ajo në Hagë.
Publikisht liderët kosovarë e quejtën këtë nji mundësi për të dyshuemit që me pastrue emnat e tyne dhe të UÇK’s. Privatish ata janë përpjekë për me e bllokue gjykatën. Plani ka mbetë në parlament, ku kundërshtimi po rritet. Mbas dënimit në nji gjykatë të EULEX’t të disa të dyshuemve të Grupit të Drenicës për vrasje e të tjerë krime lufte, Z.Thaçi akuzoi gjykatën se po përpiqet “njollosë luftën e drejtë të UÇK’s” derisa insistoi se Kosova nuk ka me lejue që kjo çashtje me rrezikue “partneritetin e komunitetit ndërkombëtar” me vendin e tij.
Tracey Ann Jacobson, ambasadorja amerikane në Kosovë, tha se nëse parlamenti refuzon me e themelue gjykatën, vendi i saj nuk ka me e ndalue Këshillin e Sigurimit të KB për me e ngritë atë. Nga ana e tyne Amerika dhe BE kanë ba “ofertën ma të mirë edhe përfundimtare” gjatë krejt këtyne zhvillimeve. Nëse shkon në KB, ka me e pasë fjalën Rusia, nji anmik i ithtë i pamvarsisë së Kosovës. Nji marrëveshje tregtare me BE’n mundet po ashtu me u shty’. Figurat e opozitës e kundërshtojnë gjykatën sepse ajo shkel sovranitetin e Kosovës. Njani, Ramush Haradinaj, u mbajt në Slloveni këtë javë me nji urdhënarrest të vjetër serb për krime lufte. Nji tjetër politikan thotë se miqtë e tij “janë frigue për vdekje” prej gjykatës. Ai pyet nëse ka nji lidhje mes dhunës së fundit në Maqedoni, ku vdiqën tetë policë e dhetë burra të armatosun. Ai sugjeron se nji eminencë gri e politikës kosovare ka pasë dorë në këto ngjarje, tu’ dashtë me tregue, kur ta çojnë në gjykatë, ai ka me i zgjidhë qentë e luftës*. Kur kosovarët e vramë u varrëosën me nderimet e plota ushtarake nga ish-shokët e UÇK’s, Enver Robelli, nji komentator zviceran theksoi: “Nji vend që nderon kriminelët nuk ka të ardhme të ndritun”.
*) Shakespeare. Nënkupton urdhin për plaçkitje dhe kaos. (sh.p)
The Economist