Cilat janë tetë kushtet për liberalizimin e vizave?

E publikuar: 19/12/2015 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Evropian ka miratuar raportin e tretë dhe përfundimtar mbi përparimin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
1. transferimi i një numri të mjaftueshëm të gjykatësve në departamente të rënda të krimit të gjykatave;
2. ndërtimi i një historie të hetimeve, vendime të gjykatësve dhe konfiskime serioze në raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit;
3. sigurimi pavarësisë operacionale të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik; dhe
4. Zbatimi i legjislacionit sekondar për ndryshimin e emrave. Ndërsa katër kushtet tjera janë:
5. ratifikimin i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, para se regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës të hiqet;
6. disbursimi i Fondit të Riintegrimit;
7. adresimin e arsyeve për shkallën e ulët të njohjes për azilkërkuesit; dhe 8. sigurimi e ambienteve të përshtatshme për Avokatin e Popullit…