Cilat ishin rezultatet e Exit Polle-ve për zgjedhjet parlamentare?

E publikuar: 28/12/2025 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si për çdo zgjedhje, edhe këtë herë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk munguan projeksionet e Exit Poll-eve.

Klan Kosova ka publikuar Exit Poll-in për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të mbajtura sot në Kosovë.

Rezultatet e sondazhit e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) me 44.1 për qind, PDK-në me 23.9 për qind, LDK-ne me 16.1 për qind, AAK-në me 5.8për qind.

T7 po ashtu ka publikuar Exit Poll-in për zgjedhjet e mbajtura sot në Kosovë.

Sipas këtij Exit Polli, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 43.5% të votave, PDK 23.6%, LDK 15.9, AAK 7.2, të tjerat – 9.2%.

Sipas të dhënave të Exit Poll-it të Albanian Post, në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 43.50% të votave.

Bazuar në këtë Exit Poll, PDK radhitet e dyta me 23.60%, transmeton Klankosova.tv.

Në bazë të Exit Poll-it të Albanian Post, LDK ka humbur 2.37% në krahasim me zgjedhjet e kaluara, duke grumbulluar 15.90%.

Ndërkaq sipas këtij Exit Poll-i, AAK ka mbledhur 7.20%. E Nisma edhe në këtë anketim nuk e ka kaluar pragun.