Soni Malaj
S’do na kishte shkuar mendja kurrë që mund të arrihej një unanimitet kaq i madh mes lexueseve sa ai që Soni Malaj ka flokët me te shëndetshëm dhe të bukur në showbizz-in tonë. Bravo Soni! Jo vetëm hyn në listë, por del dhe në krye. Dhe pse vazhdimi është vetëm një paradë
Amarda Toska
Nëse themi Ami, nuk mund të mos mendojmë portretin e saj rrethuar me kurorën e flokëve që shkëlqejnë, për shumë kohë në ngjyrë të zezë dhe tashmë pak më çelura. Flokë të gjatë, të shëndetshëm, që nuk kanë pësuar asnjëherë ndryshime të skajshme, sepse kur e ke perfeksionin ndal së kërkuari.
Anxhela Martini
Sigurisht nëse meshkujt do shihnin fotot e modeles së njohur shqiptare tjetërkund do fokusoheshin. Megjithatë dhe pse me linja perfekte, ne nuk mund të mos I ngremë sytë, për të vlerësuar floknajën e saj të dendur e të shëndetshme.
Emine Cunmulaj
Kishte flokë të gjatë të mrekullueshëm që binin menjëherë në sy me volumin e tyre në trupin e hollë të modeles, por tani ka një histori edhe më të bukur te flokët e shkurtër. I ka prerë për t’ia dhuruar një vajze që vuan nga tumori e cila me flokët e Eminës do ketë mundësi të mbajë një paruke me flokë natyral.
Elvana Gjata
Ka eskperimentuar me flokët, megjithatë gjithmonë e sidomos kur i ka të gjatë vihet re që tufa e flokëve të këngëtares është shumë e shëndetshme dhe e bukur natyralisht duke I lejuar asaj të gjitha lojërat dhe fantazitë me to.
Ledina Çelo
Një nga pikat e forta të pamjes së këngëtares. Edhe pse vitet kalojnë, flokët nuk ndryshojnë, vetëm që, nga ngjyra gështenjë, këngëtarja i ka kthyer në bionde të hapur aq sa pak kush e kujton me ngjyrën natyrale.
Diana Avdiu
Një bukuri shpërthyese që të godet menjëherë me energjinë e 21 viteve e me tiparet që ndoshta do i ketë për tërë jetën. Miss Universe Kosova e vitit 2012-të, një nga modelet më të bukura shqiptare, bie në sy sigurisht edhe për flokët e saj të bukur e të shëndetshëm, si dhe me pamjen, meritë e moshës dhe e geneve.
Dorela Hysa
Një modele me fytyrë bebeje dhe pse ka bukurinë që e do lakmonim të gjitha femrat. Jo vetëm fytyra e fiziku, por po aq të bukur janë edhe flokët e gjatë e të shëndetshëm, gjithë valëzime!
Valbona Selimllari
Miss-i i parë shqiptar ka një floknajë të shëndetshme e të pandryshuar me vitet përveç disa fijeve të çelëta me të cilat e ka hapur ngjyrën e flokëve. Por është pothuajse gjithmonë ajo gjatësi dhe ai valëzim natyral. Valbona para disa vitesh ka thënë që e lë flokun të thahet natyralisht dhe që nuk e kishte lyer bazën e flokëve.
Bleona Qereti
Dhe tani që i ka në ngjyrë natyrale dhe jo shumë të gjatë, flokët i shtojnë pikë pamjes joshëse të këngëtares Bleona Qereti që na shfaqet gjithmonë e më sexy.
Armina Mevlani
Ish-miss Shqipëria e njohur edhe si prezantuese e “Dancing with the stars” spikat për bukurinë e saj tipike mesdhetare, që edhe kur është veçanërisht e kuruar, nuk e humbet hijen natyrale. Dhe flokët e saj ngjyrë gështenje me ca prekje diellore, janë aleat i fortë i kësaj bukurie./Revista Class/