Cilat arme ruse asht gati me i ble Serbia

E publikuar: 11/01/2016 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zavendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin, ka qendru zyrtarisht në Beograd për të diskutu rreth nji marrëveshje të mundshme të armëve me Serbinë.

Rogozin ia ka prezentu kryeministrit serb Aleksandar Vucic nji model të raketave ruse tokë-ajër, armatim të cilin, raportohet se Serbia asht e interesueme me ble.

Rogozin ka thanë se nëse Serbia do ta kishte nji armatim të ngjashëm në vitin 1999, ajo do t’i kishte shmang shkatërrimet ma të mëdha nga fushata ajrore e NATO’s.

NATO ka nderhy ushtarakisht në Serbi për ta ndal agresionin serb kundër shqiptarëve etnik në Kosovë, e cila e ka shpall pamvarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008.

Serbia asht aleate e Rusisë dhe deshiron të mbajë lidhje të forta me të, pamvarësisht lëvizjeve drejt integrimit në Bashkimin Europian