Cila është gruaja ideale në sytë e 18 shteteve të botës? (FOTO)

E publikuar: 18/10/2015 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si duket një trup perfekt?

Epo, varet nga ajo se kë e pyesni dhe se ku ndodhen ata.

Një institut farmaceutik Superdrug Online Doctors në Britani të Madhe, së fundmi e kanë krijuar një projekt të cilin e kanë quajtur “Përceptimet rreth Perfeksionit”.

Ky projekt përmban 18 fotografi të së njëjtës grua të edituara me photoshop.

Kompania ka punësuar dizajnerë nga disa shtete të botës që të krijojnë me photoshop një imazh i cili reflekton standardet e bukurisë nga vendet e tyre, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

“Perceptimet për të bukurën dhe perfeksionin si për gratë edhe për burrat, janë thellësisht të ndikuara nga kultura e një vendi”, ka thënë kjo kompani.

18 dizajnerë nga 18 vende të botës kanë projektuar imazhin e një gruaja që i përshtatet kërkesave dhe standardeve të bukurisë së kulturës së atij vendi.

Kjo fotografi është imazhi origjinal i gruas e cila më pas është modifikuar sipas dëshirave të banorëve të vendeve të ndryshme në botë.

Dizajnerët kanë rregulluar gjithçka, që nga madhësia e gjoksit e deri të numri i këpucëve, ngjyra e flokëve dhe kështu e kanë arritur trupin ideal që kërkon ajo kulturë.

Vërehet se në Itali dhe në Kinë vajzat kërkohen me këmbë dhe duar shumë të holla, kurse në Kolumbi, Meksikë dhe Peru, trupi i gruas dëshirohet më tradicional, me gjoks të madh dhe ije të formuara goxha mirë.women-define-beauty