Cila është dhurata më e madhe për Danjelin e Fotininë në Shën Valentin?!

E publikuar: 14/02/2018 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë qëndrimit në Big Brother ata fituan ndeshjet e njëri-tjetrit, por së bashku edhe zemrat e mijërave shqiptarëve që vijojnë t’i ndjekin e të bëjnë tifo për dashurinë e tyre.

Të pyetur nga Juli Krisafi se cila do të jetë dhurata që ata do t’i bëjnë njëri-tjetrit për Shën Valentin, përgjigja e tyre, thuajse njëzëri ka qenë “Dashuria që i japim njëri-tjetrit”.

Për Fotininë dashuria nuk shprehet me dhurata, por me gjeste të vogla në jetën e përditshme, e sipas saj këto janë gjerat që e bëjnë më të bukur një lidhje.