Cikloni i dimrit që vjen nga Europa Veriore, fillimisht do të godasë qendrën dhe më pas do të prekë edhe jugun e Italisë, shkruajnë mediat e huaja.
Për sot, alarmi është lëshuar në tetë rajone të vendit: Abruzzo, Basilicata, Kalabria, Campania, Lazio, Marche, Toscana dhe Umbria.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike do të pasohet me reshje shiu, shtrëngata dhe forcim i dukshëm i erës, me det të trazuar dhe ulje të përkohshme të temperaturave.