Çika kini kujdes nga droga GHB. Jau qesin ne pije! (Foto)

E publikuar: 03/11/2015 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Doktori psikiatër nga Gjakova, Ilir Grezda, ka postue në profilin e tij në Facebook nji apel per qytetaret.
Grezda i ka sqarue pasojat që vijnë nga përdorimi i vullnetshëm apo i pavullnetshëm i drogës së quejtun – “Gama Hydrosybutyrate”.

Kjo drogë asht e re dhe ka ardhe në Shqipni e Kosovë me formulën kimike (C4H8O3) dhe me emnin – “Gama Hydroksybutyrate” – apo ndryshe me emnin e shkurtë si “GHB”.
Droga asht qetësues i sistemit nervor qendror, që zvogëlon stresin dhe rrit jashtë mase epshin seksual.

Ajo përdoret në formë të pikave (Ekstazi e langshme) dhe si pluhun, i cili asht i bardhë dhe vepron mbas 5 deri në 10 minuta.

Efekti i kësaj droge zgjatë deri 1 orë e gjysë.

Këtë landë në shumicën e rasteve jau qesin çikave në pije gjatë mbramjeve dhe festave, per me i eksitue.
Nëse kjo drogë kombinohet me alkool dhe substanca psikotrope (anksiolitik-antidepresiv), shkakton depresion të randë respirator që çon në vdekje të menjihershme.

Doktori Grezda në fund ban apel te rinia për kujdes dhe mospërdorim të kësaj substance.
droge-ghb-225