Çifti shpenzon 27 mijë funte përgjatë tri dekadave, duke e shndërruar oborrin në kopsht magjik – qindra persona e vizitojnë në ditë (Foto/Video)

E publikuar: 26/06/2018 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift bashkëshortor kanë arritur që oborrin e shtëpisë ta shndërrojnë në një kopsht të fshehur magjik, që është bërë atraksion turistik për qindra vizitorë që e frekuentojnë këtë vend në ditë.

Anne dhe Brian Bailey shpenzuan plotë 27 mijë funte përgjatë tri dekadave, duke e transformuar oborrin e shtëpisë që u ndërtua në vitin 1930 në qendër të Wolverhampton, në një kopsht magjik, transmeton Telegrafi.

Dyshja kur ishin vendosur në këtë shtëpisë, asgjë të mbjellur në oborr përveç barit. Por, prej atëherë e kanë ndarë në disa zona të ndryshme.

Oborri i tyre ka fituar epitetin e “kopshtit të befasive” pasi që vizitorët që dhurojnë nga 5 funte për bamirësi, nuk mund ta shohin gjithë kopshtin vetëm gjatë një vizite.

Ata kanë mbjellur qindra lloje të luleve, shkurre, pemë dhe madje kanë instaluar energjinë elektrike ku dritat shndrisin nëpër lule që duken sikur janë elektrike.

Anne, 69-vjeç, dhe bashkëshorti i saj Brian, 66-vjeç, kanë pranuar se paratë e mbledhura nga vizitat i dhurojnë për bamirësi, dhe lirisht mund të thuhet se nuk është i paktë numri i atyre që e vizitojnë kopshtin e tyre në ditë – janë me qindra. /Telegrafi/