Çifti mbi vinç, ish-e persekutuara tregon si po i persekutohen edhe 2 fëmijët nga skamja

E publikuar: 18/10/2017 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skamja, mjerimi, varfëria ekstreme, pamundësia për të ushqyer, veshur e blerë libra për dy fëmijët e vegjëkl të tyre, këto janë arsyet që e kanë detyruar Teuta Gjinollarin dhe burrin e saj, Ferdinand Saraçin, të vendosin të sakrifikojnë jetën me shpresën se qeveria do t’i dëgjojë.

Ata kërkojnë dëmshpërblimin që u takon sipas ligjit për të jetuar normalisht me fëmijët e tyre, që po vuajnë jesoj si ata. Një nga kërkesat e tyre ishte ardhja e Lindita Nikollës në vendin ku kërcënonin të hidheshin, pasi ata kishin nevojë t’i arsumonin fëmijët e tyre, por që skamja ua privonte mundësinë.