Ceremonia martesore do të duhej të ishte dita më e lumtur e jetës si për dhëndrin ashtu dhe për nusen, por një gjë e tillë nuk ndodhi me një çift bashkëshortor.
Ata ishin të ulur dhe po bisedonin në një zonë malore, kur befasisht një pemë e madhe filloi të bie dhe për pak sa nuk përfundoi mbi ata, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë ata e vërejtën me kohë dhe për një fije floku i shpëtuan vdekjes, ndërsa ky moment është filmuar nga kameramani i angazhuar për dasmë.
Dyshja Cheyenne dhe Lucas Kopeschka po festonin ditën e tyre më të lumtur me birrë në një zonë të gjelbëruar në New York, kur u ndodhi ajo që kurrë nuk do ta besonin se do t’ju ndodhte, por që sigurisht se do ta mbajnë në mend përgjithmonë si një përvojë të pazakontë. /Telegrafi/