Tifozët e klubit basketbollistik Cibona të Kroacisë, gjatë ndeshjes së sotme me Partizanin e Beogradit, që është zhvilluar në Zagreb, kanë shpalosur në tribuna flamurin e Kosovës.
Kjo ngjarje është shënuar ndeshjen që është zhvilluar në kuadër të Ligës së Adriatikut (Liga ABA), ligë të cilën Cibona e fitoi vitin e kaluar.
Ndërkaq, mediat serbe kanë reaguar ashpër ndaj këtij veprimi të tifozëve kroatë duke kërkuar ndëshkimin e klubit për ekspozimin e një, siç shkruajnë ato, “flamuri të një të ashtuquajturi shtet”.
Megjithëse kanë raportuar për këtë ngjarje, asnjë dëshmi nuk e kanë ofruar.
Vlen të theksohet se për Cibonën sot është inkuadruar edhe Dardan Berisha, i cili tashmë i është rikthyer KB Prishtinës këtë sezon.
Berisha është paraqitur suksesshëm për Cibonën me një mesatare prej 15.5 pikësh për ndeshje por ishin problemet financiare të kroatëve që i detyruan ta lëshonin nga duart Berishën.