Filippo Inzaghi drejt largimit nga Milani.
Krerët e Milanit pritet të bëjnë ndryshime në bankën rezervë të tyre pas humbjes së fundit të Fiorentinës.
Rossonerët pësuan 2:1 nga Viola, edhe pse deri në fundin e ndeshjes ishin në epërsi dhe një fakt i tillë ka zemëruar tejmase krerët e klubit.
Kësisoj, një shkarkim i Filippo Inzaghit mund të pritet gjatë kësaj jave.