CIA nxjerr raportin që thotë se COVID-19 mund të ketë dalë nga laboratori

E publikuar: 26/01/2025 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi sekret amerikan, të shtunën e ka nxjerrur një vlerësim të origjinës së COVID-19.

Sipas raportit të CIA, ka gjasa më shumë që koronavirusi të ketë rrjedhur nga një laborator kinez sesa të ketë ardhur nga kafshët, shkruan BBC.

Një zëdhënës tha se origjina e COVID mund të ketë ardhur gjatë kërkimit për pandeminë dhe jo siç është bazuar në raportin zyrtar.

Ky publikim shënon njëherësh edhe vendimin e parë të drejtorit John Ratcliffe, i cili javën e kaluar mori zyrtarisht detyrën në krye të CIA-s.

Ratcliffe kishte shërbyer si drejtor i inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, ka favorizuar prej kohësh teorinë e rrjedhjes së laboratorit, duke pretenduar se COVID ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një rrjedhje në Institutin e Virologjisë Wuhan.

Instituti është 40 minuta me makinë nga tregu Huanan ku u shfaq grupi i parë i infeksioneve.

Në një intervistë me Breitbart News të publikuar të premten, Ratcliffe tha se ai dëshironte që CIA të braktiste qëndrimin e saj neutral për origjinën e virusit, shkruan BBC.

“Një nga gjërat për të cilat kam folur shumë është adresimi i kërcënimit nga Kina në disa fronte të ndryshme dhe kjo shkon prapa tek arsyeja pse vdiqën një milion amerikanë dhe pse Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka qëndruar mënjanë për pesë vjet, në mosbërjen e një vlerësimi për origjinën e COVID”, tha ai.

Por zyrtarët i thanë mediave amerikane se vlerësimi i ri nuk bazohej në inteligjencë të re dhe i paraprin administratës Trump.

Raportohet se rishikimi u urdhërua në javët e fundit të administratës Biden dhe përfundoi përpara se Trump të merrte detyrën të hënën.