Dereck Chisora ka arritur fitore të madhe ndaj Kubrat Pulev sonte.
Në meçin e zhvilluar në o2 Arena në Angli, Chisora triumfoi pas 12 raundeve, duke marrë hakmarrje ndaj Pulev pas gjashtë viteve.
Prej fillimit, Chisora kishte avantazhin, duke e administruar duelin në shumicën e kohës, shkruan Gazeta Express.
Në fund, pas vendimit të ndarë të gjyqtarëve, fitues doli Chisora.
Meçi i parë i zhvilluar në vitin 2016 përfundoi me fitore të Pulev pas 12 raundeve