Reali i Madridit e ka mposhtur Celta Vigon 4:2, për ta vazhduar presionin e vazhdueshëm ndaj Barcelonës në krye të tabelës.
Më meritori në këtë fitore të madrilienëve ishte Chicharito, i cili shënoi dy gola. Për Realin shënuan edhe Kroos e James, ndërsa për vendësit realizuan Nolito dhe Santi Mina.