Chelsea dhe PSG luajnë sot finalen e madhe të Botërorit të Klubeve në “MetLife Stadium” të Neë Jersey, duke filluar nga ora 21:00.
Chelsea dhe PSG luajnë sot finalen e madhe të Botërorit të Klubeve në “MetLife Stadium” të Neë Jersey, duke filluar nga ora 21:00.
Nga një anë janë anglezët që kanë bërë detyrën duke fituar 5 nga 6 ndeshjet e luajtura me një lojë mjaft bindëse, edhe pse nuk kanë pasur përballë pengesa shumë të forta në rrugëtimin e tyre.
Nga ana tjetër është PSG që ka treguar se fitorja në Ligën e Kampioneve nuk është aspak rastësi, teksa ka nxjerrë nga gara emra të rëndësishëm si Bayern Mynih e Real Madrid, ndërsa tregoi kundër spanjollëve forcën e vet me një fitore shkatërrimtare 4-0.
“Blutë” e nisin nga minuta e parë dy blerjet e reja Liam Delap dhe Joao Pedro, braziliani debutoi në gjysmëfinale ndaj ish-ekipit të tij, Fluminense, ku shënoi dy golat e fitores.
Po ashtu e fillon nga minuta e parë, Moises Caicedo, i cili ka pasur probleme fizike, por është rikthyer për finalen e sotme.
Te parisienët mungojnë Lucas Hernandez dhe ëillian Pacho, për shkak kartonësh, por Luis Enrique ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm./Oranews.tv/
Chelsea: Sanchez; Gusto, Chalobah, Colwill, Cucurella; Caicedo, James, Fernandez, Palmer, Neto; Joao Pedro.
PSG: Donnarumma; Mendes, Beraldo, Marquinhos, Hakimi; Vitinha, Neves, Ruiz; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.

















