Chelsea nuk mundi të merrte fitoren e katërt radhazi në Premier League, duke u larguar nga Liberty Stadium vetëm ne një pikë.
Në përballjen e dy trajnerëve italianë, Guidolin për Swansea dhe Conte për Chelsea u pa një ndeshje shumë e luftuar, me miqtë agresivë në lojën sulmuese dhe vendasit të vendosur mirë në mbrojtje.
Një asist nga Oscar u shfrytëzua shumë mirë nga Diego Costa në minutën e 18’ për golin e parë të takimit.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Me fillimin e së dytës Swansea u shfaq më kërkuese. Në minutën e 59’ Sigurdsson me penallti barazon rezultatin. 3 minuta më vonë Fer i jep avantazhin vendasve. Për Chelsean ndeshja u bë shumë e vështirë. Conte hodhi në fushë Moses dhe Fabregas dhe forca sulmuese u rrit edhe më shumë.
Në minutën e 81’, Diego Costa me një akrobaci e mposhti për herë të dytë portierin Fabiaski. Deri në fërshëllimën e fundit rezultati mbeti 2-2.