Chelsea është duke bërë gati një ofertë për Pedro Rodriguezin.
Futbollisti ofensiv i Barcelonës e ka pasur të vështirë të gjejë vend në formacionin bazë të katalunasve, pasi MSN kanë qenë të pandalshëm.
Ai nuk dëshiron të qëndrojë në bankën rezervë prandaj pritet largimi i tij nga Camp Nou.
Gazeta spanjolle Sport raporton se Chelsea planifikon të ofrojë 14 milionë funte (20 milionë euro) për shërbimet e spanjollit. /Telegrafi/