Challandes: Nuk jam i kënaqur me fitoren 1:0

E publikuar: 10/10/2019 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka arritur të shënoi fitore me rezultat minimal 1 me 0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit.

Golin e vetëm e shënoi Florent Hasani në minutën e 69-të.

Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, i cili ka u shpreh i kënaqur me lojën, por jo edhe me rezultatin.

“Nuk kam pritur ndeshje më ndryshe se kjo. E kam ditur se kundërshtari është mjaft defansivë. Normalisht se nuk jam i kënaqur me rezultatin 1-0, por në fund kjo është ajo çfarë arritëm dhe mendoj se në përgjithësi kemi bërë lojë të mirë. Nuk isha i shqetësuar për pjesën e parë që përfundoi pa gola. Ishte e nevojshme ta ruajmë kokën të qetë, të kontrollojmë ndeshjen dhe të mos hidheshim me 10 lojtarë në sulm”, ka thënë Challandes.

Dardanët do të luajnë me datën 14 tetor një ndeshje kruciale ndaj Malit të Zi, në “Fadil Vokrri.”

Fitorja ndaj Malit të Zi rrit gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.