Challandes jep përgjigje rreth situatës që gjendet me postin e trajnerit

E publikuar: 09/10/2020 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tekniku i Kosovës Bernard Challandes pas humbjes mbrëmë ka folur për mediat dhe për situatën në të cilën gjendet ku sipas mediave detyra e tij si trajner i “Dardanëve” është në rrezik.

Mbrëmë ëndrra e Kosovës për një biletë drejt Euro2020 përfundoi ku pësoi humbje nga fqinjët, Maqedonia e Veriut. Rezultati përfundimtar ishte 2:1 në favor të Maqedonisë.

Challandes i pyetur rreth postit të trajnerit se a është në rrezik, ai për mediumet maqedonase u përgjigj kështu:

“Trajneri gjithmonë merr përsipër përgjegjësinë për rezultatin. Pse duhet të jap dorëheqje? Ndeshjet ndaj Greqisë dhe Maqedonisë i kemi luajtur dobët, por mos harroni faktin që nuk jemi Franca apo Gjermania,” tha Challandes.

Të dielën Kosova pret Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve, ku pritet të nxjerrin një rezultat të mirë për të rritur gjasat e kualifikimit të mundshëm.