Në sfidat e mbetura të raundit të pestë të ndeshjeve në Grupet e Champios League, rezultati më befasues u arrit në sfidën mes Legias së Varshavës dhe Realit të Madridit, që përfundoi në barazim 3-3 me madrilenët që humbën mundësinë për të siguruar kualifikimin, cka e bëri Borussia e Dortmundit pas suksesit 1-0 me Sportingun e Lisbonës. Në Varshavë dy golat e shpejtë të shënuar nga Gareth Bale dhe Karim Benzema dhanë përshtypjen e një fitoreje të thjeshtë të Los Blankos, por cuditërisht Legia arriti të përbyste shifrat me Odjidja-Ofoe në fund të fraksionit të parë dhe me Radovic dhe Mullin në pjesën e dytë. Goli i Mateo Kovacic 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt shpëtoi nderin e Realit në këtë transfertë.
Në Grupin H, Juventusi e shtyu për më vonë festën e kualifikimit, pasi barazoi 1-1 në Torino me Lyonin. Kampionët e Italisë shpërdoruan avantazhin e arritur që në minutën e 13 me Gonzalo Higuan nga pika e bardhë e penalltisë, pasi në minutën e 85 Tolisso bëri të heshte “Juventus Stadium”. Ndërkohë Sevilla iu imponua me shifrat 4-0 Dinamos së Zagrebit në Sanzhez Pijszuaz ku fillimisht shënoi Vietto në minutën e 31-të ndërsa në pjesën e dytë Escudero realizoi golin e sigurisë për andaluzianët. Në minutat e fundit Nzonzi dhe Ben Yeder vulosën shifrat në 4-0. Sevilla kryeson grupin me 10 pikë, badhezinjtë kanë grumbulluar 8 pikë ndërsa mbyllin klasifikimin Lyoni dhe Dinamo e Zagrebit me 4 dhe zero pikë.
Në Grupin G, Leicester City hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt kualifikimit duke barazuar pa gola në fushën e Kopenhagenit, ndërsa rikthehet tek suksesi Porto, që fitoi në transfertë me Klub Brugge me gol të Andre Silvas . Në këtë Grup Leicesteri ka grumbulluar 10 pikë, Porto 7, Kopenhagen 5, ndërsa mbyll tabelën Klub Brugge me zero pikë.
Mbetet gjithcka e hapur në Grupin E, ku vazhdin të kryesojë Monaco pas fitores së thellë 3-0 me CSKA e Mokës. Valeire Germmain dhe dy herë Radamel Falcao i mjaftuan skuadrës nga Principata për ta nxjerrë jashtë lojë skuadrën moskovite që në pjesën e parë.
Fiton edhe Bayer Leverkusen ndaj Totenhamit në transfertë me gol të Kampl, me “Aspirinat” që parakalojnë në renditje pikërisht “Gjelat” e Londrës./supersport.al/

















