Spektakël, gola, futboll në klasin e tij sipëror, fiton Bajerni por në fund kalon Barcelona. Në Berlin shkojnë katalanasit falë një dygolëshi të Neymar dhe një tredhëmbëshi vrastar në ekstrem me rrugën e Bajernit që këtë sezon ndalet në Allianz Arena nuk i mjaftoi fitorja 3-2. Luis Enrique bën që të paktën në Katalunjë të harrohet Pep Guardiola, Barca e tij shkon për të 8 herë në finalen e Championsit, pasi eleminoi me rezultatin e përgjithshëm 5-3 Bajernin e Mynihut.
Atmosferë e mbrëmjeve të denja për historinë në Allianz Arena me bavarezët dhe Guardiolën që besonin se mund të përmbysnin disavantazhin 3-0 . Në fushë të njëjtat formacione të asaj ndeshjeje një javë më parë për ti dhënë jetë një sfide të jashtëzakonshme. Sinjali i parë nga Barcelona që në minutën e 5 me Neuer që i përgjigjet Rakitic, por vetëm dy minuta më pas Bajerni gjen pikërisht atë që dëshironte.
Bajerni në avantazh pas 7 minutash me Benatia që ka kohë dhe hapësirë për të shënuar me kokë. Ter Stegen nuk mund ta evitojë, ndizet ndeshja me Bajernin më pranë ëndrrës por me një tredhmbësh fantastik Enrique mund të vrasë edhe ëndrrat më të bukura. Pasim fluturues i Leo Messit për Suarez në minutën e 15, uruguajani e kalon te Neymar që me portën bosh nuk e ka të vështirë të shënojë.1-1 Manuel Neuer i duhet të marrë veten. Goli katalanas gjithsesi nuk pret hovin e Bajernit, Lewandowski i vjedh kohën Pike dhe impenjon Ter Stegen në të 27 por edhe një herë MSN e famshme e Barcës rezuloton fatale në Allianz Arena. Këtë herë Messi sa devijon me kokë, Suarez preferomon sërish Neymar që këtë herë stopon me gjoks para se të ndëshkojë Neuer me të. Barcelona merr kryesimin 2-1. Goli i 9 për brazilianin në Champions, është i pari lojtar i Barcës vec Messit që shënon 9 goloa ose më tepër që nga Rivaldo në vitin 2000. Ishte goli i 114 sezonal i tredhëmbëshit të Barcelonës. Për cdo ekip tjetër do të kishte qenë goditja e knock outit, por jo për gjermanët e Bayern, Shvajni provon me kokë në të 38 ndërsa dy minuta më vonë edhe klasiku gol-jo gol, me Ter Stegen që zbut fillimisht goditjen e Lewandoskit dhe pastaj hidhet para se i gjithë topi të kalojë vijën fatale. Episod që kërkon detyrimisht “slow motion”.
Pjesa e parë mbyllet me Barcën në avantazh dhe e dyta nuk fillon me shumë ritëm, por në minutën e 58 Lewandoski shfaq gjithë klasin e tij.
Njeriu i maskuar merr një top në hyrje të zonës shmang, Mascheranon dhe lë të shtangur Ter Stegen me godijen e tij. Gjithçka në barazim me ndeshjen që ndizet e tëra. Tani ritmin e dikton Bayern që në minutën e 74 gjen sërish avantazhin me një gol pothuajse akademik. Schweinsteiger fton në goditje me stopimin klasik Muller që godet një top të pakapshëm për Ter Stegen. Bayern rimerr Allianz Arenën. Skuadra e Guardiolës vazhdon të luajë përpara në kërkim të një përmbysjeje të cmendur, me Barcën që mjaftohet për të kufizuar dëmet me një avantazh mjaft sigurues në rezultatin e përgjithshëm. Në fund përfundon 3-2 për Bajernin, një fitore për të dalë me kokën lart nga Championsi, pasi Barcelona kthehet sërish nbë finalen e Championsit, në 2011 i rrëmbente trofeun e 4 Manchester United në Wembley, i pesti për formacionin e Luis Enriques është 90 minuta larg në Berlin, mbetet për tu parë kundër Juventusit apo Realit. Champions ka ende magji për të dhuruar./ss/