Nëse Parisi kaloi me më pak lojtarë në fushë, Bajerni shfrytëzoi në maksimum superioritetin numerik në fushë për të shënuar 7 herë në portën e Shaktar Donetskut.
PSG dhe Bajern janë dy skuadrat e radhës që kualifikohen në çerekfinalet e Champions, vetëm se në mënyra të ndryshme, pasi parizienët me 10 vetë i dhanë një leksion me mbrojtës, një Chelsea mbrojtës duke marrë kualifikimin pas 120 minutave në “Stamford Bridge” ku vendosën golat e Silvës dhe David Luizit. Një hakmarrje me gol në fushë kundërshtare, ndaj të njëjtës skuadër që vjet parizienët i kishte eleminuar pikërisht si pasojë e këtij rregulli. Por nëse Parisi kaloi me më pak lojtarë në fushë, Bajerni shfrytëzoi në maksimum superioritetin numerik në fushë për të shënuar 7 herë në portën e Shaktar Donetskut. Në Stamford Bridge, PSG ishte skuadra që duhej të gjente golin, pasi vendasit mund të kalonin më tej dhe me një 0-0. Në fakt francezët ishin shumë më kërkues në fushë por dalja e Ibrahimovic me të kuq në të 31-tën i prishi disi planet e miqve. Megjithatë rastet më të mira, sërish ishin në anën e parizienëve, me Cavanin që në të 57-tën rrotulloi në zonë dhe Cortois, vetëm se topin nuk arriti ta rrotullojë në rrjetë duke u ndalur nga shtylla. Nëse nuk shënon do pësosh dhe në minutën e 82-të, Chelsea mori epërsinë.
Avantazhi megjithaë nuk u përkthye me kualifikim, pasi në të 86-tën, David Luiz i ngriti “qimet” përpjetë një “Stamford Bridge” të tërë me golin e barazimit.
1-1 përkthehej shtesë dhe dy skuadrat ju drejtuan 30 minutave të tjera për të përcaktuar çerekfinalisten mes tyre. Një brazilian mbajti PSG në lojë, por një tjetër, me më shumë përvojë në mbrojtje i dha Hazardit, çelësin e epërsisë.
Por çelësi i çelësit ishte thjesht ai i avantashit pasi atë të kualifikimit Thiago Silva e mbajti me vete për të shënuar golin e 2-2, atë që hapi dyert e çerekfinaleve. Këtë herë llogaritë e Mourinhos për ekipin dominues në fushë nuk dolën as me lojë dhe as me rezultat. Bajerni i Mynihut golat duket se i kishte ruajtur për në ndeshjen e kthimit, pasi shënoi plot 7 herë në portën e ukrainasve të Shaktar Donetskut duke e shndërruar portën e Shaktarit në tabelë qitjeje. Ekipi i Lucescut, ja bëri vetë gjërat e thjeshta formacionit të Guardiolës, teksa që në minutën e 3-të mbeti me 10 vetë, pas daljes me të kuq të Kucher, që i dha gjithashtu dhe bonusin e një 11-metërshi Mullerit.
Dhe goli i dytë i bavarezëve me Boateng nuk ishte shumë i bukur për t’u parë, por gjithsesi ishte një gol sigurie. Pasi vuri këmbët mbi kualifikimin, Bajerni i Mynihut mendoi të dhuronte “shfaqje” dhe në të 49-tën në skenë u ngjitën Alaba dhe Ribery, me francezin që finalizoi një mur spektakolar me austriakun.
Muller duket se e kishte mbrëmjën e hapjes së dhuratave pasi në të 52-tën, përfitoi sërish nga një tjetër gabim në mbrojtje të Shaktarit për të shënuar golin e 4-0, ndërsa në të 63-tën dhe Badstuber tregoi se di të finalizojë përvcese të mbrojë. Në listën e golashënuesve nuk mund të mungonte dhe një sulmues si Leëandoësk, qëi në të 75-tën shfrytëzoi një tjetër “hapje” të mbrojtjes së Shaktarit për të shënuar dhe golin e 6-të, të ndeshjes, që ishte dhe i gjashti për Bajernin.
Në fund pati festë dhe për Goetzen, i cili vulosi rezultatin përfundimtar në 7-0 në këtë 90 minutësh por dhe në dy ndeshjet në total,me Bajernin që mori me lehtësi kualifikimin.