Çfarë u tha në takimin Osmani-Kurti, Rexhaj: Do të informohemi në mbledhjen e grupit

E publikuar: 26/07/2025 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të mbajë mbledhje para fillimit të seancës konstituive.

Kështu tha deputeti i kësaj partie Arbër Rexhaj derisa u pyet se çfarë u diskutua në takimin e sotëm mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, raporton KosovaPress.

“Ne kemi ardhur këtu për të votuar edhe detyrën tonë dhe përgjegjësinë tonë si deputet për ta ushtruar, atë që na ka dhënë qytetari i Republikës së Kosovës. tash nëse më pyesni mua se a ka ndonjë të re, jemi në mbledhjen e grupit parlamentar dhe do ta diskutojmë… (Pyetje se a do të kthehen në votim të hapur). Unë po flas për detyrat e mia si deputet, por edhe për detyrat të cilat na takojnë si përfaqësues të qytetarëve të Republikës e natyrshëm deri sot ky prolongim që është bërë mendoj që është e padrejtë që ne ja bëjmë qytetarëve, tash ideja votim i hapur e votim i mbyllur mendoj që nuk çon peshë. Mirëpo në thelb pra prej fillimit ka ekzistuar ideja e opozitës që ta bllokojë kuvendin”, u shpreh ai.