2023 ishte viti i filmave të mëdhenj, mirëpo dhe i humbjeve po aq të mëdha në botën e artit. Dhe pikërisht këto kanë marrë një vëmendje shumë të gjerë, duke qenë ndër kërkimet më të shpeshta në motorët e kërkimit në Google për dymbëdhjetë muajt e fundit.
Filmat më të kërkuar ishin “Barbie” dhe “Openheimer” (madje kishte meme që i kombinonin, pasi u shfaqën në të njëjtën kohë). Ndërsa ndër personazhet publike ishte Shakira, në janar për këngën që shkroi për ndarjen nga Pique dhe në gjysmën e dytë të vitit për evazion fiskal për të cilin u akuzua në Spanjë.
Një nga vdekjet që shqetësoi më shumë komunitetin ishte sigurisht, ajo e Matthew Perry. Megjithatë, ka pasur të tjerë të famshëm, emrat e të cilëve janë kërkuar vazhdimisht edhe pas vdekjes së tyre, si Tina Turner apo Sinead O’Connor.
Në botën e sportit, ishte futbollisti francez Kylian Mbappe dhe britaniku Harry Kane me kalimin e tij të shumëpërfolur te Bayern Munich verën e kaluar.